Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google përditëson emrin e Gjirit të Meksikës për përdoruesit amerikanë

Google - Gjiri i Amerikes

“Google Maps” ka ndryshuar emrin e Gjirit të Meksikës për në Gjirin e Amerikës për personat që përdorin aplikacionin në SHBA, raporton “BBC”. 

Duke e shpjeguar këtë lëvizje, Google ka thënë se po bën këtë ndryshim si pjesë e një “praktike të gjatë” të ndjekjes së ndryshimeve të emrave kur përditësohen nga burimet zyrtare të qeverisë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tha se emri i  Gjirit – që kufizohet nga SHBA, Kuba dhe Meksika – nuk do të ndryshohet për personat që përdorin aplikacionin në Meksikë, dhe përdoruesit në pjesën tjera të botës do ta shohin si Gjiri i Meksikës (Gjiri i Amerikës). 

Vendimi i Googlet vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, urdhëroi që emri të ndryshohet në Gjirin e Amerikës.