Google njoftoi të martën se do të investojë 6.8 miliardë dollarë në Britaninë e Madhe, para vizitës shtetërore të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që pritet të sjellë një mori marrëveshjesh dhe partneritetesh biznesi, raportoi të martën Reuters.
Kompania amerikane e teknologjisë ka njoftuar për hapjen e një qendre të re të të dhënave, e cila do të ndihmojë për të përmbushur kërkesën në rritje për shërbimet e saj të bazuara në inteligjencën artificiale, si Google Cloud, Google Search, Google Maps dhe Google Ëorkspace.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistrja e Financave, Rachel Reeves, e ka quajtur këtë investim shenjë të fortë besimi në ekonominë e Britanisë dhe forcë të partneritetit me SHBA-në.
Sipas Googlet, investimi do të krijojë rreth 8,250 vende pune çdo vit për bizneset britanike.
Vizita e Trumpit pritet gjithashtu të thellojë lidhjet ekonomike mes dy aleatëve perëndimorë.
Zyrtarët e lartë të SHBA-së kanë deklaruar se do të shpallen marrëveshje ekonomike që arrijnë vlerën mbi 10 miliardë dollarë.