Kompania për këmbimin e kriptovalutve që ka falimentuar, FTX, ka thënë se ka miliarda dollarë më shumë sesa i duhen për t’i fshirë borxhet ndaj klientëve, shkruan BBC të mërkurën.
Kompania ka thënë se pasi të ketë shitur asetet e mbetura, do të ketë deri në 16.3 miliardë për të mbuluar borxhet, të cilat janë rreth 11 miliardë dollarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas planit të ri të riorganizimit të kompanisë, pothuajse të gjithë klientët do të marrin të paktën shumën totale që humbën kur FTX falimentoi në nëntor të vitit 2022.
Në mars të këtij viti, bashkëthemeluesi i FTX, Sam Bankman-Fried, u dënua me 25 vjet burgim për mashtrim të klientëve dhe investitorëve.
Plani duhet të miratohet nga një gjykatë falimentimi në SHBA.
FTX ishte një nga platformat më të mëdha të kriptove në botë përpara falimentimit.