Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Facebooku dhe Instagrami akuzohen se nuk po bëjnë shumë për të mbrojtur fëmijët nën 13 vjeç

Instagram

Rrjetet sociale Facebook dhe Instagram janë akuzuar nga Bashkimi Evropian për shkelje të rregullave të reja të rëndësishme në fushën e teknologjisë, duke mos bërë mjaftueshëm për të mbrojtur fëmijët nën moshën 13 vjeç nga qasja në këto platforma, raportoi të mërkurën Reuters.

Sipas rregullatorëve evropianë, këto akuza u bënë në kuadër të ligjit që synon të detyrojë kompanitë e mëdha teknologjike të luftojnë përmbajtjen e paligjshme dhe të dëmshme në platformat e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autoritetet evropiane theksojnë se kompania duhet të ndërmarrë masa më të forta për të parandaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 13 vjeç, grupmoshë që konsiderohet e ndjeshme ndaj rreziqeve online. 

Rregullatorët argumentojnë se mekanizmat aktualë të verifikimit të moshës dhe kontrollit nuk janë të mjaftueshëm për të garantuar mbrojtjen e tyre.

Ky zhvillim përbën tjetër përplasje mes institucioneve të Bashkimit Evropian dhe gjigantëve të teknologjisë, ndërsa Brukseli po rrit presionin për më shumë transparencë dhe përgjegjësi në hapësirën digjitale.

Rregullatori evropian i teknologjisë ka theksuar se Meta Platforms nuk po bën mjaftueshëm për të zbatuar kufizimet që ndalojnë fëmijët nën moshën 13 vjeç të përdorin Facebook dhe Instagram. Sipas gjetjeve paraprake, masat ekzistuese për identifikimin dhe largimin e këtyre përdoruesve janë të pamjaftueshme.

Komisioni Evropian ka theksuar se të dyja platformat duhet të ndryshojnë metodologjinë e vlerësimit të rrezikut dhe të forcojnë mekanizmat për parandalimin, zbulimin dhe largimin e të miturve nga shërbimet e tyre.