Kriptovaluta më e njohur, Bitcoin, gati e ka mbërritur vlerën e 90 mijë dollarëve të martën, duke thyer çdo rekord e duke përjetuar rritje të madhe qëkur Donald Trump fitoi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pritjet janë që administrata e Trumpit të jetë më mikpritëse për botën e kriptovalutave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoValuta ka përjetuar rritje prej më shumë se 25 për qind që nga dita e zgjedhjeve – 5 nëntori.
Tani ajo ka vlerë prej rreth 89 mijë dollarësh.
Investitorët janë duke derdhur paratë në kompanitë dhe aksionet që konsiderohen “miq” të Trumpit, përfshirë kompaninë e veturave elektrike “Tesla” të Elon Muskut, që e mbështeti publikisht presidentin.