Roboti virtual me inteligjencë artificiale, ChatGPT, aktualisht është jashtë sistemit. Që nga orët e para të së martës janë regjistruar probleme në qasje, por gjithashtu ky program po japë edhe informacione të rreme dhe të pakuptimta.
Kjo u bë e ditur edhe përmes platformës “Doëndetector” që tregon kur një aplikacion është jashtë sistemit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Në sistemin e vet, kompania OpenAI i konfirmoi problemet që i ka aktualisht.
“Aktualisht kemi probleme. Disa përdorues po përballen me shkallë të mëdha gabimesh dhe vonesa në të gjitha shërbimet. Po vazhdojmë ta përcjellim gjendjen”, ka shkruar ChatGPT.
Roboti virtual është përballur herë pas here me probleme të tilla.