Komisioni Evropian planifikon të krijojë një fond publiko-privat prej të paktën 10 miliardë eurosh për të ndihmuar kompanitë e teknologjisë të zgjerohen, teksa Bashkimi Evropian synon të ngushtojë hendekun e inovacionit me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën, raportoi të mërkurën Reuters.
E lansuar të mërkurën, strategjia e Komisionit “Zgjidh Evropën për të filluar dhe për t’u zgjeruar” është hartuar për të kompensuar mungesën e BE-së në startup-e me vlerë mbi 1 miliard dollarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomisioni tha se do të krijojë një "Fond për Zhvillimin e Evropës" vitin e ardhshëm. Fondi do të marrë aksione në kompani premtuese dhe do të drejtohet nga një menaxher investimesh privat.
"Nuk duam që të jetë një pikë uji. Duam që të bëjë një ndryshim të qartë", ka thënë një zyrtar i Komisionit.
BE-ja tashmë ka plane për të orientuar kursimet private drejt investimeve në biznes nëpërmjet Unionit të saj të Kursimeve dhe Investimeve, i cili synon të zhvillojë industri më të zgjeruar të pensioneve private në të gjithë rajonin.
Strategjia e Komisionit përfshin propozime për të krijuar rregulla më të thjeshta me barrë administrative të reduktuar për startup-et e teknologjisë së lartë, për të rritur pjesëmarrjen në prokurimin publik dhe për të përshpejtuar hyrjen për themeluesit e startup-eve jashtë BE-së.