Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple pushon nga puna mbi 600 punëtorë

Apple

Apple po pushon nga puna më shumë se 600 punëtorë në Kaliforni, duke shënuar valën e parë të madhe të shkurtimeve të vendeve të punës pas pandemisë mes një vale më të gjerë të konsolidimit të industrisë së teknologjisë.

Prodhuesi i iPhone njoftoi 614 punëtorë më 28 mars se po humbnin punën e tyre, raportoi Guardian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por nuk është e qartë se në cilat departamente apo projekte ishin përfshirë punonjësit.

Në shkurt, Apple anuloi planet e saj shumë miliarda dollarëshe për të ndërtuar një veturë elektrike.

Drejtuesit në atë kohë thuhet se u thanë punonjësve se kompania po i drejtonte burimet e saj drejt programeve të inteligjencës artificiale dhe pritej që disa punëtorë të pushoheshin nga puna.

Apple ka rreth 161,000 punëtorë. Kompania nuk është përgjigjur për çështjen.

Edhe Amazon këtë javë njoftoi se do të pushonte nga puna disa punëtorë.