Tech

Apple hetohet për politikat e privatësisë

Apple

Zyra kundër monopolit e Polonisë (UOKiK) po heton nëse Apple po kufizon konkurrencën në tregun e reklamave në celular përmes politikës së saj të privatësisë, raportoi Reuters.

Siç është njoftuar nga ky rregullator të martën, dyshohet se kuadri i Transparencës së Gjurmimit të Aplikacioneve (ATT) i gjigantit të teknologjisë, i prezantuar në iOS 14.5 dhe versionet e mëvonshme, mund të kufizojë aftësinë e aplikacioneve të palëve të treta për të mbledhur të dhëna përdoruesish për reklama të personalizuara, duke favorizuar njëkohësisht shërbimin e reklamave të vetë Applet.

“Dyshojmë se politika e ATT-së mund t’i ketë mashtruar përdoruesit në lidhje me nivelin e mbrojtjes së privatësisë”, citohet të ketë thënë në një deklaratë Presidenti i UOKiK, Tomasz Chrostny.

"Praktika të tilla mund të përbëjnë abuzim me pozicionin dominues”, ka shtuar ai.

Nëse konfirmohet, Apple mund të përballet me një gjobë deri në 10% të të hyrave vjetore në Poloni.

Autoritetet antitrust në Gjermani, Itali dhe Rumani po hetojnë gjithashtu politikat e ATT-së së Applet, tha UOKiK, duke shtuar se në mars, një autoritet francez vendosi gjobë prej 150 milionë eurosh ndaj kompanisë.