Apple do t'i investojë mbi 500 miliardë dollarë në SHBA në katër vjetët e ardhshëm, duke filluar me ndërtimin e një fabrike të re të avancuar të prodhimit në Teksas, transmeton “BBC”.
Gjiganti teknologjik pritet të krijojë 20 mijë vende të reja pune gjatë kësaj kohe, ku shumica e vendeve do të jenë në hulumtim dhe zhvillim, softuer dhe inteligjencë artificiale (AI).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoApple ka thënë se kjo shifër përfshinë çdo gjë, nga shpenzimet për furnizuesit e deri te prodhimet e Apple TV+.
Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi shefi i Applet, Tim Cook, u takua me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, që ka bërë prioritet rritjen e investimeve të korporatave në SHBA.
Në njoftimin, Apple ka thënë se është “zotimi më i madh për shpenzim ndonjëherë”.