Kompania Apple është e interesuar të përdorë inteligjencën artificiale për të përshpejtuar dizajnimin e çipave, ka njoftuar ekzekutivi më i lartë i teknologjisë së pajisjeve, ka raportuar Reuters.
Johny Srouji tha se zhvillimi i çipave të personalizuar nga Apple, prej A4 i një iPhone të 2010-s deri te çipat më të fundit që fuqizojnë kompjuterët Mac dhe kufjet Vision Pro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se një prej mësimeve kryesore që Apple nxori ishte se duhej të përdorte mjetet më të përparuara në dispozicion, për t'i projektuar çipat e saj, përfshirë softuerin më të fundit.
“Transferimi i Mac-it te Apple Silicon ishte një bast i madh për ne. Nuk kishte asnjë plan rezervë, asnjë plan për ndarje të linjës, kështu që u angazhuam tërësisht, duke përfshirë një përpjekje monumentale për softuer”, ka shtuar zyrtari i Apple.