Apple dhe kompania mëmë e Facebookut, Meta, kanë diskutuar për partneritet në inteligjencën artificiale, raportoi të hënën Reuters.
Kompanitë teknologjike kanë diskutuar integrimin e modelit gjenerues të AI-së së Metas në Apple.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProdhuesi i iPhonet pritet gjithashtu të diskutojë partneritetet me kompani të tjera të inteligjencës artificiale në rajone të ndryshme si Kina.
Megjithatë diskutimet nuk janë finalizuar dhe mund të dështojnë, teksa marrëveshjet me Applen do të ndihmonin kompanitë e AI-së për të pasur shpërndarje më të gjerë të produkteve të tyre.
Apple njoftoi strategjinë e shumëpritur të AI-së këtë muaj, duke thënë se do të integrojë teknologjinë e re Apple Intelligence në grupin e saj të aplikacioneve.