Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

50 vjet Apple, hapen dyert e muzeut të ri në Holandë

Apple

Hapja e dyerve drejt historisë teknologjike. Ky është Muzeu i ri Apple në Holandë.

Ai ndjek 50 vjet inovacionesh të këtij brendi ikonik, nga kompjuterët e hershëm personalë deri te telefonat inteligjentë modernë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I vendosur në qytetin holandez Utrecht, muzeu paraqet një koleksion të gjerë produktesh të “Applet”, duke përfshirë makinat e hershme nga vitet 1970, Macintosh-in origjinal dhe pajisje të mëvonshme që ndihmuan në formësimin e kompjuterizimit personal.

“Muzeu është organizuar në atë mënyrë që kur hyn, fillon në garazh, që është edhe vendi ku gjithçka filloi, dhe nuk është se kjo ishte selia e tyre, por tregon shumë për dy personat që themeluan Apple, Steve Wozniak dhe Steve Jobs, dhe mbi bazën e vizionit të tyre për produktet. Pra, hap pas hapi u tregojmë vizitorëve për zhvillimin e logos, për gjuhën e dizajnit që përdorin. Shpresoj që kur njerëzit të largohen nga ky muze, të dinë më shumë për Apple dhe, nëse përdorin një produkt Apple, ta shohin atë ndryshe”, ka thënë themeluesi i muzeut, Ed Bindels.

Udhëtimi nëpër muze fillon në një garazh, ose të paktën në një rikrijim të tij.

Ky ishte vendi ku Steve Jobs punonte mbi prototipat, duke eksploruar çfarë mund të krijohej me komponentë elektronikë.

Një nga objektet më tërheqëse në muze është Apple 1, pasi përfaqëson fillimin e historisë së “Apple”.

Ai shënon produktin e parë të shitur nga “Apple”, e cila u bashkëthemelua nga Wozniak dhe Steve Jobs.

“Këto janë unike dhe shumë të vlefshme. Një prej tyre është shitur për më shumë se një milion dollarë, sepse kanë mbetur shumë pak dhe përfaqësojnë fillimin e Apple siç e njohim sot. Kjo ishte gjëja e parë që ata zhvilluan”, ka thënë Antonie de Kok, anëtar i Bordit të muzeut. 

Zyrtarët e muzeut thonë se është muzeu më i madh i Apple në Evropë, me mbi 5,000 objekte – nga kompjuterët te iPadt, iPhonet dhe produktet e tjera të “Apple”.

Por jo gjithçka nga arkivat është e ekspozuar.

“Ne po shfaqim më pak se 10% të asaj që kemi në total, sepse kemi një koleksion shumë të madh. Por duam që produktet të mbështesin historinë, dhe jo të jenë ato ylli kryesor. Ato janë këtu për të treguar historinë, prandaj zgjedhim vetëm disa prej tyre”, shtoi de Kok.

Me 10 vjet përvojë personale duke punuar me “Apple” në Holandë, De Kok dëshiron që muzeu të rikthejë vëmendjen te historia e kompanisë.

Ai shpreson të shohë edhe më shumë inovacione, cilado qofshin ato.

Një fokus qendror i muzeut është prezantimi i iPhoneit, i cili shënoi një ndryshim të madh në peizazhin global të teknologjisë dhe ripërcaktoi komunikimin mobil.

Muzeu është hapur për publikun këtë javë, duke ftuar vizitorët të eksplorojnë evolucionin e një prej kompanive më me ndikim në botën e teknologjisë.