Verim Zherka e kishte udhëhequr Rahovecin drejt titullit të kampionit të Kosovës në hendboll në edicionin e kaluar. Për Rahovecin ishte sukses historik, përkatësisht titulli i parë. Por në verën e vitit të kaluar Zherka u kthye si trajner te klubi ferizajas, Kastrioti. Ai vlerësohet prej legjendave të këtij klubi me nam.
Kastrioti në fillim të vitit e kaloi një krizë të thellë, ndërsa të dielën e festoi Kupën e Kosovës. Kupën skuadra ferizajase e kishte fituar edhe vjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kudo që shkoj mundohem të jap maksimumin e dijes dhe përvojës. Ardhja ime nga Rahoveci në Kastriot ishte në periudhën kur klubi kishte pasur sukses, kishte organizim dhe ngritje fenomenale. E kishte fituar Kupën e Kosovës dhe ishte në plejof në kampionatin e kaluar. Erdha me qëllim për të vazhduar me suksese dhe për ngritje të nivelit të ekipit. Natyrisht edhe për të fituar trofe. Megjithatë, pas problemeve që i pati klubi në atë periudhë të shkurtër kohore, as në ëndërr nuk e kisha parë që do të fitojmë Kupën e Kosovës në një ambient impozant dhe të shkëlqyer, para 3000 shikuesve”, ka thënë Zherka.
Ai thotë se më meritorët janë lojtarët që i quajti “zemërluanë”. Ka falënderuar edhe bordin e klubit, tifozët “Ujqit” dhe gjithë adhuruesit e hendbollit në Ferizaj.