Sporte të tjera

Volejboll, Ferizaj kampion i Kosovës

Volejboll

Volejbollistët e Ferizajt e kanë fituar titullin e kampionit. Ferizaj në finale të plejfoit mposhti Dritën me rezultat 3:1.

Në finalen e katërt të zhvilluar të dielën, Ferizaj mposhti Dritën 3:2 në sete. Për Ferizajn është titulli i dytë në histori. Ka edhe dy Kupa të fituara. Dy herë e ka fituar edhe Kupën e Federatës.

Ditë më parë, titullin e fituan edhe volejbollistet e klubit Fer Volley të Ferizajt. Ndërkohë, Kupën e fituan voljebollistet e Ferizajt.