Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Volejboll, Peja shpallet kampione e Kosovës

Peja - Volejboll

Peja e ka mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës në volejboll. Peja të hënën e fitoi edhe ndeshjen e tretë të serisë finale të plejofit në volejboll. Peja fitoi 3:0 në sete ndaj Skënderbeut. Ndeshja e tretë e serisë finale u zhvillua në “Karagaçi” në Pejë. Për Pejën është titulli i shtatë rresht i Kosovës në volejboll.

Edhe në dy përballjet e para Peja ishte skuadër më e mirë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te volejbollistet në finale të plejofit janë Drita dhe Skenderaj. Rezultati ëstë 2:1 në të mirë të Dritës. Ndeshja e katërt zhvillohet në mesjavë në Skenderaj.