Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Vetura gjatë garës futet në turmën e shikuesve, 15 të lënduar, 4 në gjendje kritike

Gara drag ne Poloni

Një veturë është futur në turmën e shikuesve gjatë një gare drag në Krosno të Polonisë, raporton “The Sun”. 

Vetura doli nga shtegu dhe përfundoi te shikuesit, ndërsa raportohet për të paktën 15 të lënduar, prej tyre katër në gjendje kritike. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mediumi polak “Remiza” ka postuar videon ku vetura e gjelbër BMW godet turmën e shikuesve. 

Dhjetë ekipe mjekësore janë dërguar në fushën ajrore në Krosno për t’i trajtuar të lënduarit. Ndërsa një ambulancë ajrore nga Krakowi po ashtu gjendet në vendin e ngjarjes.