Red Bull Racing ka konfirmuar të enjten zyrtarisht atë që spekulohej prej ditësh. Për shkak të rezultateve të dobëta në dy garat e para të Formula 1, Liam Lawson u kthye në ekipin e Visa Cash App Racing Bulls, ndërsa Yuki Tsunoda do të jetë shofer i Red Bullit.
Lawsoni u vendos të jetë shofer i Red Bullit pasi në fund të sezonit të kaluar pati paraqitje të mira duke zëvendësuar Sergio Perezin. Por ai ka vuajtur të përshtatet me makinën e re. Në dy garat e para, Lawsoni pati paraqitje zhgënjyese. Piloti i Zelandës së Re ka pasur paraqitje të mira me skuadrën simotër të Red Bullit, Racing Bulls dhe do të shpresojë të vazhdojë me të njëjtin ritëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMenaxheri gjeneral i Red Bull, Christian Horner, ka thënë se ky ndryshim është i nevojshëm pasi i duhet të ruajë titullin e kampionit të pilotëve, që po mbrohet nga katër herë kampioni Max Verstappen, por edhe ta kthejë titullin e konstruktorëve që përfundoi në duart e McLarenit vitin e kaluar.
Prandaj, nga gara në Japoni, e cila zhvillohet më 6 prill, shok i ri i Verstappenit do të jetë Tsunoda, ndërsa Lawson do t'i bashkohet Isack Hadjarit në ekipin e Racing Bulls.