Sporte të tjera

Tjetër humbje 3:0 në sete e volejbollisteve të reja të Kosovës

volejboll

Volejbollistet e reja të Kosovës kanë pësuar tjetër humbje 3:0 në sete në Evropianin që po zhvillohet në Prishtinë dhe Tiranë. 

Kosova të mërkurën humbi nga Kroacia. Ishte humbja e radhës e Kosovës pa fituar asnjë set. Pra edhe ndeshjet e kaluara i kanë humbur 3:0 në sete. 

Setin e parë dhe të dytë, Kosova i humbi me rezultat të njëjtë, 25:15, kurse të tretin edhe më thellë, 25:9.