George Russell i Mercedesit e ka fituar garën emocionuese hapëse të edicionit në Formula 1. Shoku i tij i skuderisë, Kimi Antonelli, u rendit i dyti në garën e së dielës për Çmimin e Madh të Australisë.
“E kemi ditur se do të jetë sfiduese”, ka thënë britaniku Russell.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi pati fillim të ngadaltë, njëjtë si Antonelli që ra në vendin e shtatë, duke i lejuar Charles Leclercut të Ferrarit të merrte kryesimin në kthesën e parë.
Më pas Leclerc zhvilloi garë të fortë me Russellin, përpara se vetura virtuale e sigurisë të shfaqej në xhiron e 12-të. Dy bolidët e Mercedesit bënë një ndalesë në boks, që doli vendimtare në fund.
Isack Hadjar i Red Bullit përfundoi i treti, kurse Leclerc mbeti i katërti.