Sporte të tjera

Rekordmenja botërore suspendohet për doping

Rekordmenja botërore suspendohet për doping

Rekordmenja botërore në vrapimin maratonë, Ruth Chepngetich, është suspenduar përkohësisht nga Njësia e Integritetit të Atletikës, pasi doli pozitive në testimin për doping.

Vrapuesja nga Kenia doli pozitiv për përdorim të një substance të ndaluar në testimin e bërë më 14 mars.

Chepngetich, 30-vjeçare, e theu rekordin e botës në vrapim në 42 kilometra e 195 metra, në garën e Chicagos, në tetor të vitit të kaluar. Koha e saj ishte dy orë, nëntë minuta e 56 sekonda.