Hendbollistët e Rahovecit kanë shënuar fitore ndaj Besa Famgasit me rezultatin 37:30.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë i takoi xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Rahovecin kjo ishte fitorja e 15-të rresht. E mbanë pozitën e parë me 30 pikë.
Besa Famgasi ka 22 pikë në vendin e dytë.
Më i dalluari në fitoren e Rahovecit ishte Egzon Gjuka me 11 gola.
Shtatë gola i realizoi Antonio Vozila kurse pesë gola i shënoi Jeton Bislimi.
Për Besa Famgasin tetë gola i shënoi Olsi Mulaj.
Të shtunën është zhvilluar edhe një ndeshje tjetër mes Trepçës dhe Vushtrrisë.
Trepça në palestrën “Minatori” arriti të fitoj ndaj Vushtrrisë me rezultatin 31:26.