Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Rahoveci fiton bindshëm ndaj Kastriotit, barazon serinë finale

KH Rahoveci

Rahoveci të shtunën ka fituar bindshëm 34:24 ndaj Kastriotit të Ferizajt. Ishte ndeshja e dytë e serisë finale në Superligën e Kosovës në hendboll. Tashmë është barazuar seria finale pasi që Kastrioti të mërkurën e fitoi ndeshjen e parë.

Për t’u shpallur kampion kërkohen tri fitore.

Te Rahoveci më efikasi ishte Egzon Gjuka me 10 gola. Nëntë gola i realizoi Guilherme Fernandes.

Arti Luzha e ndihmoi fitoren me pritje të shumta.

Te Kastrioti, Felippe Teixeira kontriboi me gjashtë gola.

Ndeshja e radhës e series finale zhvillohet mesjavën e ardhshme në Ferizaj.