Rahoveci është fitues i derbit ndaj Kastriotit, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 11-të të elitës së hendbollit të Kosovës.
Të enjten në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci fitoi me rezultatin 35:32.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja ishte shumë e fortë dhe e luftuar deri në fund, por rahovecasit ishin në epërsi vazhdimisht, qëkur krijuan seri prej 5:1 në fillim.
Ferizajasit tentuan që të merrnin barazim nga ky ballafaqim, por nuk ia arritën një gëje të tillë.
Në minutën e 35-të, Kastrioti i Ferizajt arriti që ta ngushtonte rezultatin në 17:16 pas serisë prej 4:0.
Por, “vreshtarët” sërish kthyen dallimin me katër gola 20:16, për ta ruajtur epërsinë deri në fund.
Egzon Gjuka ishte më i miri te Rahoveci me shtatë gola, ndërsa nga gjashtë gola kishin Alban Haziri dhe Antonio Vozila. Arbër Curri në portë pati paraqitje shumë të mirë.
Te Ferizaj u dallua Deniz Terziqi me dhjetë gola, kurse nga pesë gola i kishin Vlerson Zherka, Lulzim Shabani, Rron Ramadani dhe Alecssander Santos.
Për Rahovecin ishte fitorja e 12-të rresht dhe udhëheqë në tabelë me 24 pikë.
Kastrioti është i treti me 18 pikë.