Katër milionë euro do t’i kushtojë shtetit ndërtimi i pishinës gjysmëolimpike në Podujevë. Për ndërtimin e saj të martën është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Komunës së Podujevës.
“MKRS-ja merr përsipër sigurimin e mjeteve financiare prej 3 milionë e 500 mijë euro nga vlera e parashikuar e kontratës prej 4 milionë euro. Ndërsa Komuna e Podujevës merr përsipër sigurimin e mjeteve financiare prej 500 mijë euro, sigurimin e projektit, sigurimin e të gjitha lejeve të zbatueshme për zbatimin e projektit, sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm ligjor, financiar dhe teknik, si dhe vëzhgimin e zbatimit të kontratës në baza të rregullta periodike”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBazuar në njoftimin e MKRS-së, pishina gjysmëolimpike parashihet të nisë këtë vit dhe të përfundojë në vitin 2026.