Ngasësi i skuderisë së McLarenit, Lando Norris, e ka fituar garën Grand Prix të Monacos për herë të parë, duke mbajtur kontrollin prej fillimit.
Norrisi e pati kohën më të mirë se Charles Leclerc i Ferrarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër britanikun Norris ishte fitorja e dytë e sezonit në Formula 1.
Oscar Piastri, ngasësi tjetër i McLarenit, përfundoi i treti. Ishte para Max Verstappenit të Red Bullit dhe Lewis Hamiltonit të Ferrarit që e mbylli garën në vendin e pestë.
Fitorja e Norrisit ka bërë që ai t’i afrohet Piastrit në vetëm tri pikë në renditjen e përgjithshme.
Verstappen ka mbetur 22 pikë larg vendit të parë në renditjen e përgjithshme të ngasësve.