Duket sikur kanë kaluar javë që kur Paris Saint-Germaini dhe Bayerni ofruan spektakël të rrallë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ndoshta kjo është thjesht pasi rezultati 5:4 ende jehon fort. Dhe me të drejt, natyrisht.
Në realitet, janë vetëm tetë ditë midis përballjes së parë në “Parkun e Princave” dhe ndeshjes së kthimit në “Allianz Arena”, që luhet të mërkurën nga ora 21:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk ka ndodhur shumë prej atëherë. Si PSG ashtu edhe Bayerni barazuan në ligat vendore në fundjavë. Natyrisht, të dy skuadrat bënë ndryshime në përbërje.
Derisa Luis Enrique e ka pushuar thuajse gjithë përbërjen startuese ndaj Lorientit, Vincent Kompany aktivizoi katërshen e madhe, Harry Kane, Michael Olise, Luis Diaz dhe Joshua Kimmich në fillim të pjesës së dytë në barazimin 3:3 me Heidenheimin. Kompany do të aktivizonte yjet edhe sikur skuadra bavareze të mos ishte duke pësuar, për shkak të respektit për kundërshtarin dhe tifozët e tij, ashtu si shpjegon trajneri nga Belgjika.
Pyetja tani është se sa të pushuara do të jenë dy ekipet për sfidën e dytë gjysmëfinale. Në përgjithësi, faktori i freskisë favorizon PSG-në. Ousmane Dembele, lojtari më i mirë në botë dhe golashënuesi nga ndeshja e parë, ka startuar vetëm në nëntë ndeshje në Ligue 1. Harry Kane kishte kaq ndeshje të luajtura nga fillimi, që në xhiron e dhjetë e Michael Olise një xhiro më vonë.
Dhe, derisa Kompany ka pasur mungesë të alternativave të vlefshme për rotacion në xhirot e fundit, Enrique aktivizoi si zëvendësues mesfushorin e rikuperuar së fundi, Fabian Ruiz, në ndeshjen e parë. Më pas e aktivizoi edhe Bradley Barcolan, të cilin Bayerni me dëshirë do ta transferonte në verë.
Para ndeshjes së dytë, Kompany mund të jetë pak më i qetë. Tom Bischof është kthyer në ekip për ndeshjen ndaj Heidenheimit pas rikuperimit nga një lëndim. Derisa ai ende nuk ka rol udhëheqës, vlerësohet alternativë e rëndësishme te Bayernit dhe këtë e ka dëshmuar tashmë.
Ka shpresë se të mërkurën do të jetë gati edhe supertalenti Lennart Karl, që është dashur të pushojë për shkak të telasheve muskulore. Edhe Karl mund të shfrytëzohet si zëvendësues, por askush nuk e di se sa do të zgjatë ndeshja e dytë. Nëse Bayerni është në avantazh prej një goli pas 90 minutave, të gjithë lojtarët duhet të luajnë edhe 30 minuta të tjerë.
Dhe këtu Bayerni ka përparësi. Jo vetëm pasi që Achraf Hakimi nuk do të jetë në dispozicion për Parisin, por pasi ndeshja e parë ka treguar në mënyrë impresive se sa e gatshme është ende skuadra e drejtuar nga Kompany, ndonëse po afrohet fundi i edicionit.
Derisa shumë lojtarë të PSG-së mezi vraponin, mysafirët nga Gjermania bënë presion për të barazuar rezultatin në 5:5.
Është shkëndijë shprese për të mërkurën mbrëma, ndërsa pyetja mbetet nëse Kompany do të zgjedhë përsëri shpejtësinë e Alphonso Davies në pozicionin e mbrojtësit të majtë, apo do ta aktivizojë atë më vonë. Në ndeshjen e parë Konrad Laimer zëvendësoi kanadezin e lënduar, pas pjesës së parë.
Leon Goretzka, që gjithashtu ishte zëvendësues në Paris, bëri përshtypje me dy gola në fundjavë, por pati vështirësi të martën e kaluar. Pritet që ai të merret sërish në konsideratë më vonë në ndeshje, si zëvendësim eventual për Jamal Musialan apo Aleksandar Pavloviqin.
Në sulm, Kane, Olise dhe Luis Diaz do të kenë rol udhëheqës, ndërsa në mbrojtje vetëm Min-Jae Kim do të jetë opsion për fazat e fundit të ndeshjes. Raphael Guerreiro dhe Serge Gnabry janë në dispozicion, kurse i riu Bara Sapoko Ndiaye nuk është regjistruar për Champions.