Sporte të tjera

Norris e Piastri u diskualifikuan nga gara e Formula 1 në Las Vegas

Gara

Dy ngasësit e skuderisë McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri, janë diskualifikuar pas garës së Formula 1 që u mbajt të dielën në Las Vegas. Dy ngasësit e njohur janë diskualifikuar për shkelje teknike.

Pas garës u zbulua se blloqet e rrëshqitjes në të dy veturat ishin më pak se thellësia minimale e lejuar me rregulla.

Norrisi përfundoi i dyti në garë, pas Max Verstappenit të Red Bullit. Tani ngasësi britanik, Norris, i ka 24 pikë më shumë se holandezi Verstappen dhe Piastri. Dy gara para fundit, Norris është lider me 390 pikë, ndërsa australiani Piastri dhe Verstappeni i kanë nga 366.

Gara e ardhshme është në Katar, fundjavën e ardhshme. Norris e siguron titullin në Katar, nëse fiton dy pikë më shumë se Verstappeni dhe Piastri në garën e ardhshme.

Maksimalisht 58 pikë mund të fitohen në dy garat e mbetura. E fundit është në Abu Dabi më 7 dhjetor.

Holandezi Verstappen ka fituar katër titujt e kaluar në Formula 1, ndërsa Norris e Piastri e kërkojnë titullin e parë.

Pas diskualifikimit të Norrisit, George Russell dhe Kimi Antonelli të Mercedesit renditen në pozitat dy e tre në Las Vegas.

Piastri garën e kishte përfunduar në vend të katërt.

Blloku i rrëshqitjes është obligativ sipas rregulloreve, për të parandaluar që veturat të ecin shumë ulët. Sa më poshtë që lëvizë një veturë e Formula 1, aq më e shpejtë do të jetë.