Një emër i ri është ftuar te Kosova, ndërsa kthime të rëndësishme janë bërë në përfaqësuese në prag të ndeshjeve të hendbollit me Bosnjë-Hercegovinën.
Ndeshjet e javës së ardhshme i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2027.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërzgjedhësi i Kosovës, suedezi Jesper Ostlund, të mërkurën ka shpallur listën e gjerë për dy ndeshjet e rëndësishme me Bosnjë-Hercegovinën.
Emër i ri te Kosova është portieri i Besa Famgas, Olt Kabashi. Ndërkohë janë kthyer kapiteni Valon Dedaj dhe zëvendës-kapiteni Kastriot Jupa. Ata nuk ishin në ekip në ndeshjet e kaluar. Janë rikthyer edhe lojtarë si Shaban Zogaj, Olsi Mulaj, Arbios Mushkolaj, Suad Pajaziti, Jon Muqolli e Muhamet Durmishi.
Ndeshja e parë me Bosnjë-Hercegovinën zhvillohet më 19 mars në Tuzla. Ndërkohë ndeshja e kthimit është më 22 mars në Prishtinë.
Në listën e gjerë të Ostlundit janë 21 hendbollistë.
Katër lojtarë janë të kampionit në fuqi të Kosovës, Rahovecit. Prej Superligës është ftuar vetëm edhe portieri Kabashi. Të tjerët bëjnë karrierë jashtë Kosovës, por pak në nivel të lartë. Katër lojtarë te Kosova i ka edhe skuadra zvicerane e kategorisë së dytë, Fortitudo Gossau.
Në raundin e parë kualifikues, Kosova e eliminoi Britaninë e Madhe duke e mposhtur në dy ndeshje në vjeshtë. Ndërkohë, nëse e kalon Bosnjë-Hercegovinën, Kosova në raundin e tretë dhe të fundit kualifikues luan me Ishujt Faroe.
Por ndeshjet me boshnjakët vlerësohen shumë sfiduese për Kosovën. Katër përballjet e kaluara i ka fituar Bosnjë-Hercegovina.
Lista e Kosovës
Olt Kabashi (Besa Famgas), Kastriot Jupa (Cottbus – Gjermani), Florim Hoxha (Anzing – Gjermani), Shaban Zogaj (Kroppskultur – Suedi), Olsi Mulaj (Istres – Francë), Valon Dedaj (Fortitudo Gossau – Zvicër), Arbios Mushkolaj (Rahoveci), Suad Pajaziti (OSF Berlin – Gjermani), Luigj Quni (Wadenswil/Horgen – Zvicër), Drilon Tahirukaj (Fortitudo Gossau), Lulzim Shabani (Rahoveci), Haris Berisha (Fortitudo Gossau), Bujar Ramosaj (Fortitudo Gossau), Jon Muqolli (Rahoveci), Leonard Gegaj (Lugi – Suedi), Muhamet Durmishi (Saargold Lisdorf – Gjermani), Egzon Gjuka (Rahoveci), Matej Thaqi (Varazhdin – Kroaci), Liridon Zena (Zamet – Kroaci), Armend Alaj (Eisenach – Gjermani), Drenit Tahirukaj (Chenois Geneve – Zvicër)