Magdeburgu gjerman është fitues i Ligës së Kampionëve në hendboll.
Në finale, të dielën mbrëma në Koln, Magdeburgu e mposhti skuadrën tjetër gjermane, Fuchse Berlin me rezultatin 32:26.
Magdeburgu ishte në epërsi thuajse gjithë kohën dhe në fund e siguroi titullin më të vlefshëm evropian.
Për Magdeburgun është titulli i pestë i Evropës. Fillimisht kishte triumfuar në vitin 1978 e më pas në vitin 1981. Championsin e fitoi në vitin 2002 dhe në vitin 2023 po ashtu.
Pesë tituj i ka vetëm edhe Gummersbachu. Ndërkohë e pakonkurrencë mbetet Barcelona me plot 12 tituj.
Në ndeshje për vend të tretë, Nantesi francez e mposhti Barcelonën me rezultat 30:25.
Të shtunën në gjysmëfinale Fuchse Berlin fitoi 34:24 ndaj Nantesit, ndërsa Magdeburgu e mposhti Barcelonën me rezultat 31:30.