Skitarja amerikane, Lauren Macuga, e ka shënuar të dielën fitoren e parë në garat e Kupës së Botës në skijim alpin.
Në garën Super-G në St. Anton të Austrisë, Macuga fitoi me kohë prej 1:17.51 minuta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStephanie Venier e Austrisë ishte e dyta, italiania Federica Brignone kompletoi podiumin.
Ikona amerikane, Lindsey Vonn, u rendit e katërta, ndërsa skitarja e Zvicrës, Lara Gut-Behrami u rendit e pesta.
Fitorja e Macugas është vlerësuar befasi.
“Vazhdoj të bëj gabime, është mëkat. Lëshimin nuk e kam keq, por në secilën garë bëj ndonjë gabim. Po vuaj nga kjo për momentin”, ka thënë Gut-Behrami.