Sporte të tjera

Lëndohet Gut-Behrami, karriera e saj në dyshim

ski

Skitarja Lara Gut-Behrami aktualisht është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku duhej të bëhej gati për garat e shpejtësisë, në sezonin e fundit të Kupës së Botës. 

Por skitarja zvicerane, bashkëshortja e Valon Behramit, ka pësuar lëndim të rëndë në stërvitje për garën e Super-G. 

Ka dyshime se 34-vjeçarja ka lëndim në gju dhe ajo do të kthehet në Zvicër për ekzaminime të mëtejme. 

Ajo është lënduar pasi pamja në shteg nuk ishte e mirë dhe dora e saj kishte prekur njërën prej portave. Më pas ajo është rrëzuar dhe pësoi lëndimin. 

Nëse lëndimi i saj është në gju, karriera e Gut-Behramit mund të mbyllet para kohe. 

Gut-Behrami është dy herë fituese e Kupës së Botës, ndërsa ka edhe medalje të artë olimpike dhe të Kampionatit Botëror. 

Ajo ka 48 fitore në garat e Kupës së Botës.