Sporte të tjera

Lëndimi i rëndë ndërpret ndeshjen në futbollin amerikan

Lëndimi i rëndë ndërpret ndeshjen në futbollin amerikan

Lojtarët e ligës elitare të futbollit amerikan, Detroit Lions dhe Atlanta Falcons, e kanë ndërprerë ndeshjen miqësore, si përgatitje për sezonin e ri.

Një lojtar i mbrojtjes ka pësuar lëndim shumë të rëndë.

Morris Norrisit i është dashur t’i jepet ndihma mjekësore për afro 20 minuta.

Megjithatë, ai është jashtë rrezikut për jetë dhe këtë e ka konfirmuar trajneri Dan Campbell.

“Norris merrte frymë, fliste dhe ishte në gjendje të lëvizte. Po bëhen teste të tjera mjekësore”, ka thënë trajneri i Lions, Campbell.

Skuadra Lions ishte duke fituar 17:10, kur kishin mbetur afro 15 minuta deri në fund të ndeshjes.

Pas lëndimit të rëndë, disa prej lojtarëve janë parë edhe duke qarë. Pasi kishin mbetur vetëm afro 7 minuta lojë, u vendos që ndeshja të ndërpritej.]

VIDEO: