Barcelona do të luajë kundër Atletico Madridit në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.
Kështu është vendosur pas shortit të tërhequr të premten.
Barcelona është skuadra me më së shumti trofe në histori të kësaj gare, ndërsa është edhe fituese në fuqi.
Gjysmëfinalja tjetër do të jetë mes Athletic Bilbaos dhe Real Sociedadit.
Gjysmëfinalet do të luhen me sistem vajtje-ardhje.
Ndeshja e parë mes Atletico Madridit dhe Barcelonës do të luhet në stadiumin “Metropolitano” në javën tjetër. Edhe Athletic Bilbao do të jetë vendës në duelin e parë në “San Mames”.
Duelet kthyese luhen në javën e parë të muajit mars.
Finalja është paraparë të luhet më 18 prill në stadiumin “La Cartuja” të Sevillas.