Sporte të tjera

Kosova U16 regjistron tjetër humbje në Evropianin që po mbahet në Prishtinë

Kosova U16

Volejbollistet e Kosovës kanë pësuar disfatë sërish në Evropianin U16 që po mbahet në Prishtinë dhe Tiranë.

Volejbollistet e reja të Kosovës të premten mbrëma janë mposhtur 3:0 në sete edhe nga Çekia.

Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kosova është mposhtur edhe Greqia dhe nga Mali i Zi.

Në Evropian paraqiten 16 ekipe përfaqësuese. Kosova e Shqipëria marrin pjesë si vende nikoqire.

Pas shtatë xhirove në fazën grupore, që zhvillohen deri më 10 korrik, janë gjysmëfinalet. Gjysmëfinalet zhvillohen më 12 korrik në Tiranë. Po në Tiranë, më 13 korrik, është ndeshja për vend të tretë dhe finalja e Evropianit.