Pas fitores 11:0 të enjten, Kosova të premten në Igalo të Malit të Zi ka fituar bindshëm edhe ndaj Austrisë.
Dhe me fitoren 6:3, e ka siguruar vendin në raundin kryesor të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028 në futbollin e sallës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesën e parë, “Dardanët” e udhëhequr nga përzgjedhësi Agon Ramadani, e fituan me rezultatin 2:1. Në pjesën e dytë e rritën ritmin e lojës dhe fituan bindshëm në fund, me tri gola dallim.
Kapiteni Ramadan Alaj u dallua në ndeshje me plot katër gola, ndërsa me nga një gol në fitore kontribuuan Shefki Kameri dhe Shqiprim Imeri.
Kosova avancon në raundin kryesor me dy fitore, ndërsa tani do të luftojë me Malin e Zi për vendin e parë në Grupin D.
Austria mbetet pa pikë pas dy ndeshjeve, pasi u mposht nga Mali i Zi 3:2 në ndeshjen e parë.
Pikërisht ndaj Malit të Zi, nikoqires së këtij grupi, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e fundit. Ai ballafaqim luhet të dielën nga ora 19:30.