Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Komiteti Olimpik shpall më të mirët

Komiteti Olimpik shpall më të mirët
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Distria Krasniqi e Akil Gjakova, më të mirët e vitit

41 min. më parë / 20 shk 2026 22:34
Komiteti Olimpik shpall më të mirët

Xhudistët Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova janë sportistët më të mirë në Kosovë për vitin 2025.

Komiteti Olimpik i Kosovës të premten mbrëma ka shpallur më të mirët për vitin e kaluar, ndërsa Distria e Akili fituan çmimet kryesore.

Distria ishte e pakonkurrencë falë titullit të Evropës dhe medaljes të argjendtë botërore. Ndërkohë Akili është dalluar prej sportistëve të sporteve olimpike, falë vendit të shtatë në Evropë dhe vendit të dytë në Grand Slamin e Parisit.

Pa konkurrencë, trajneri më i mirë i vitit ishte Driton Kuka.

Kombëtarja A e futbollit për meshkuj dhe ajo U17 për vajza janë Kombëtaret e vitit 2025. Ndërkohë Çmime Speciale janë ndarë për Laura Fazliun dhe Astrit Hasanin.

Janë ndarë edhe shumë mirënjohje.

Çmim special për Laura Fazliun

1 o. më parë / 20 shk 2026 21:47
Laura Fazliu

Xhudistja Laura Fazliu është nderuar me Çmim Special në ceremoninë e KOK-ut, Laureatët 2025.

Laura kishte suksese të mëdha edhe vitin e kaluar dhe për herë të dytë u nderua me Çmim Special.

Zijade e Ademi, sportistët më të mirë të rinj të vitit

1 o. më parë / 20 shk 2026 21:31
Enise Zijade

Komiteti Olimpik i Kosovës është duke e mbajtur ceremoninë e shpalljes së më të mirëve për vitin e kaluar, Laureatët 2025.

Shpresa të Vitit janë shpallur xhudistja Enise Zijade dhe taekwondisti Bleron Ademi.

Ky çmim ndahet për sportistët më të mirë të rinj.