Dy klubet ferizajase të volejbollit, Ferizaj dhe Fer Volley, kanë mësuar të martën kundërshtarët për raundin e parë të CEV Challenge Cup.
Volejbollistët e Ferizajt do të përballen me klubin nga Qipro, Pafiakos Pafos.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e parë luhet në Qipro kurse ajo e kthimit në Ferizaj. Ndeshjet luhen në mesin e muajit nëntor.
Volejbollistët e Ferizajt e fituan titullin e kampionit për edicionin 2024/25.
Titullin e fituan edhe volejbollistet e Fer Volley. Ato në rundin e parë të Challenge Cup do të përballen me ekipin Volley Dudingen nga Zvicra.
Ndeshjen e parë e luajnë në Zvicër kurse të kthimit në Ferizaj. Ndeshja e parë luhet në fund të muajin tetor kurse e dyta në fillim të muajit nëntor.