Pas dy fitoreve radhazi, Përfaqësuesja U19 e Kosovës në hendboll të martën ka pësuar disfatë nga Portugalia me rezultat 41:29 në Kampionatin Botëror që po mbahet në Egjipt. Ishte ndeshja e dytë e fazës së dytë grupore.
Në ndeshjen e parë të fazës së dytë grupore, Kosova U19 të hënën e mposhti Kuvajtin me rezultat 36:23. Ndërsa të shtunën e kaluar “dardanët” e rinj e shënuan fitoren e parë në fazën e parë grupore. Fituan ndaj Marokut, 32:22.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova tashmë do të luftojë për plasman përfundimtar.
Në ndeshjen ndaj Portugalisë më i dalluari te Kosova ishte Amar Muqolli i cili i shënoi nëntë gola.
Olsi Mulaj i realizoi tetë gola kurse Suad Pajaziti katër gola.