Hendbollistet e grupmoshës U17 të Kosovës janë mposhtur të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë nga Letonia.
Ndeshja i takoi Kampionatit Evropian, ndërsa ishte ballafaqimi i fundit i Grupit A.
Kosova U17, që të enjten mbrëma u mposht 32:26, përfundoi në vendin e katërt në grup dhe do të luajë tani për plasman.
Ndeshjen e radhës e ka me Izraelin.
Letonia përfundoi në vendin e tretë në grup.