Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Hendboll, Kosova publikon listën për turneun në Zvicër

Hendboll

Pivoti Kastriot Jupa dhe aloja Kushtrim Ninaj do t’i mungojnë Kosovës në turneun prestigjioz “Yellow Cup” që do të mbahet në Winterthur të Zvicrës. Listën e lojtarëve për turneun në Zvicër, selektori Bujar Qerimi e ka publikuar të hënën.

Turneu do të mbahet në fillim të vitit, ndërsa Kosova do t’i ketë tri ndeshje. Për kundërshtarë do të ketë ekipe që më vonë në janar paraqiten në Kampionatin Botëror.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshjen e parë “Dardanët” e zhvillojnë të premten, më 3 janar kundër Holandës. Ndeshja nis në ora 20:30. Holanda nuk është kundërshtare e panjohur për Kosovën. Në Prishtinë gjatë kualifikimeve pati barazuar.

Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë, kurse të dielën prej orës 14:30 është ndeshja Itali – Kosovë.

Është ky edicioni i 51-të i turneut “Yellow Cup”. Kosova do të grumbullohet më 2 janar në Winterthur.