Pasi e fitoi Kupën e Kosovës, hendbollistet e Istogut e kanë fituar edhe titullin e kampionit në Superligën e Kosovës.
Hendbollistet e Istogut të shtunën mbrëma e siguruan titullin e katërt rresht dhe të pestin gjithsej.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIstogu e ka fituar edhe ndeshjen e dytë finale të plejofit ndaj Samadrexhës me rezultat 28:25.
Ndeshjen e parë finale të plejofit, Istogu e fitoi me rezultatin 27:24.
Istogu në gjysmëfinale eliminoi Shqiponjën e Gjakovës.
Te Istogu u dallua Dijana Ujkiq me tetë gola. Lojë të mirë pati edhe Astou Ndiaye me gjashtë gola të realizuar. Ndërsa nga katër gola i shënuan Suzana Ujkiq, Paulo Sebastiao Suca dhe Lana Paviqeviq.
Ndërkohë te Samadrexha më e dalluara ishte Tina Hetemi me tetë gola.
Nga gjashtë gola i realizuan edhe Jennife Toledo Abreu dhe Mirjeta Dinolli.