Fituesi kundërthënës i garës “Gruaja më e fortë në botë” ka mbetur pa titull të kampionit të martën, pasi organizatorët kanë theksuar se amerikani (apo amerikania) asnjëherë nuk u ka treguar se ishte lindur si mashkull.
Jammie Booker është diskualifikuar disa ditë pasi shkatërroi konkurrencën në garën për “gruan më të fortë në botë”, në Texas të SHBA-së.
Organizatorët thanë që Booker, nga Philadephia, ka thyer rregullat e garës që përcaktojnë qartë se duhet të garohet në kategorinë që përputhet me gjininë biologjike në lindje.
“Duket që një garues që është biologjikisht mashkull dhe që identifikohet tani si femër, ka fituar garën në Kategorinë e Hapur të Femrave”, kanë thënë organizatorët e garës.
Organizatorët janë arsyetuar se nuk e kanë ditur këtë fakt para garës dhe kanë nisur menjëherë hetimet.
Vendimi erdhi pasi nënkampionia, Andrea Thompson nga Mbretëria e Bashkuar, është filmuar duke lëshuar podiumin e dëshpëruar dhe duke thënë se është “tmerr” që Booker mori titullin.
Thompsoni është tani fituese.
Ka pasur reagime të shumta pasi Booker fitoi garën.