Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Gresa Bakraçi do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

Gresa Bakraçi

Gresa Bakraçi do ta përfaqësojë Kosovën në atletikë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ka konfirmuar Komiteti Olimpik i Kosovës.

Sipas njoftimit, Bakraçi do të garojë në disiplinën e 800 metrave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gresa merr pjesë me ftesë të univerzalitetit, pas përzgjedhjes së bërë nga komisioni përkatës i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF)”, thuhet në njoftim.

Lojërat Olimpike në Paris nisin më 26 korrik dhe përfundojnë më 11 gusht.

Përveç Bakraçit, Kosova do të përfaqësohet edhe nga pesë xhudistë në “Paris 2024”. Akil Gjakova, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka janë xhudistët që kanë siguruar normën olimpike.