Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Goditet nga vetura, vdes maratonisti 114-vjeçar

Fauja Singh

Fauja Singh ishte vrapuesi më i vjetër i maratonës në botë. Britaniku me rrënjë indiane ka vdekur në moshë 114-vjeçare. 

Ai u godit nga një veturë ndërsa po kalonte rrugën në fshatin e tij të lindjes, Beas Pind, në Punjab. Singh vdiq pak më vonë në spital, raporton “20 Minuten” të martën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Singh nuk filloi të vraponte deri në moshën 89-vjeçare. Midis viteve 2000 dhe 2013, ai përfundoi nëntë maratona, përfshirë një në moshën 100-vjeçare. 

Libri i Rekordeve “Guinness” nuk e evidentoi kurrë zyrtarisht sepse nuk kishte certifikatë lindjeje. Në pasaportën e tij britanike, data e lindjes i shënohej 1 prill 1911.

Ai ndër të tjera vrapoi maratonën e Londrës, Torontos dhe Hong Kongut.