Sporte të tjera

“Gjyshja e hendbollit” – bën rikthimin si 60-vjeçare

Claudia Fohn

Një ngjarje e pabesueshme dhe e rrallë ndodhi në hendbollin belg. Portieria zvicerane, Claudia Fohn, 60-vjeçare, u rikthye nga pensionimi dhe luajti në divizionin e parë belg. 

Ish-lojtarja e Zvcrës shfrytëzoi përvojën dhe vullnetin e saj të hekurt për të ndihmuar ekipin e saj Union Beynoise të shënonte fitore të rëndësishme kundër Uilenspiegelit.

Fohn, e cila 16 vjet më parë u pensionua, u rikthye dhe dha kontributin e saj në fitoren që ia siguroi mbijetesën në ligë. 

Ajo tregoi se pasioni për sport dhe përkushtimi nuk njohin kufizime moshe. Ajo është trajnere e portiereve në klubin belg.  

“Portierja e parë u lëndua rëndë në mars, portieria e dytë mungoi hskaku një gripi dhe kishim vetëm një portierë 19-vjeçare. Problemi im më i madh ishte se nuk mund të hidhesha ose të bëja lëvizje tjera të mëdha. Mendoj se do nëse do të hidhesha, do të ishte fundi për muskujt e mi. Për shkak të moshës time, mendoj se do të ishin këputur plotëissht”, ka thënë Fohn, shkruan “Bild” të mërkurën.