Sporte të tjera

Futsal, Kosova mposhtet në ndeshjen e dytë

Kosova - Futsal

Pas fitores 7:4 ndaj Letonisë në ndeshjen e parë të turneut në Çeki në futbollin e sallës, Kosova ka pësuar humbje në duelin e dytë. 

Kosova të enjten mbrëma u mposht me rezultatin 5:3 nga Lituania.  Lituania fitoi me rikthim të rezultatit. 

Kosova kishte epërsi 2:0, ndërsa pjesa e parë u mbyll 2:1 në të mirë të “Dardanëve”. 

Në pjesën e dytë, Drilon Maxharraj u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë. 
Lituania e shfrytëzoi mungesën e tij dhe fitoi 5:3. 

Maxharraj në fakt e realizoi njërin gol të Kosovës, ndërsa Shqiprim Imeri i shënoi dy të tjerat.