Sporte të tjera

Fund i pabesueshëm i vrapimit maratonë, Simbu kampion “falë” fotofinishit

Alphonce Felix Simbu

Alphonce Felix Simbu ka rrëmbyer medaljen e artë në fotofinishin e parë në një maratonë në ngjarjet e mëdha të atletikës.

Në maratonën e Kampionatit Botëror të Atletikës që po mbahet në Tokio, Simbu të hënën e fitoi betejën e jashtëzakonshme me vrapuesin e Gjermanisë, Amanal Petros. 

Për herë të parë Tanzania ka fituar titull të botës.

Fotofinishi tregoi se gara e vrapimit në 42 kilometra e 195 metra u vendos për tre të qindtat e sekondës. Simbu e kaloi Petrosin që po hidhej në vijën e finishit.

Dhe dallimi i dy të parëve në vrapimin në 42 kilometra ishte më i vogël se i medalistit të artë dhe të argjendtë në vrapimin 100 metra.

Simbu e Petros kishin kohë prej 2 orë, nëntë minuta e 48 sekonda.

Por Simbu ishte për tre të qindtat e sekondës më i shpejtë.

Vrapuesi i Italisë Iliass Aouani, e fitoi të bronztën me kohë prej 2 orë, 9 minuta e 53 sekonda.

I pari në stadium hyri Petros, por atij i takoi vetëm e argjendta në fund. Petros është me prejardhje nga Eritrea.

“Kur u futëm në stadium, nuk isha i sigurt se do të fitoja”, ka thënë 33-vjeçari Simbu.

“Nuk e dija nëse kam fituar. Por kur e pash incizimin dhe emrin tim në krye të listës, isha i lehtësuar. Kam shkruar histori sot. Jam i pari nga Tanzania me medalje të artë në Kampionat Botëror”.

Dallimi mes dy të parëve ishte më i vogël se në garën e vitit 2001 në Edmonton. Atëbotë Gezahegne Abera i Etiopisë e kaloi Simon Biwottin e Kenisë për një sekondë.


VIDEO: