Max Verstappen i Red Bullit ka dominuar në Grand Prixin e mbajtur të dielën në Emilia-Romagna të Italisë.
Kampioni i katërfishtë ishte më i suksesshëm se Lando Norris dhe Oscar Piastri, që të dy ngasës të McLarenit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Verstappenin ishte fitorja e dytë e sezonit, ndërsa e katërta rresht në garën në Itali.
Gjashtë javë më parë, Verstappen e kishte fituar edhe Grand Prixin në Japoni.
Në renditjen e përgjithshme të ngasësve, holandezi është i treti.
Listës i prinë Piastri me 146 pikë.
Norris është i dyti me 133 pikë, ndërsa Verstappen i treti ka 124 pikë.