Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Formula 1, Norrisi e fiton garën në Austri

Lando Norris

Foto: Associated Press

Lando Norris luftoi shumë në sfidën që e pati me ngasësin tjetër të skuderisë së McLarenit, Oscar Piastrin, dhe në fund arriti që ta fitojë garën Grand Prix në Austri.

Fitorja e tretë e Norrisit këtë vit, ka bërë që të ngushtohet edhe diferenca e pikëve me australianin lider, në renditjen e ngasësve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tani Norrisi ka vetëm 15 pikë më pak se Piastri që i prin renditjes.

Gara e radhës do të organizohet në Britaninë e Madhe.

McLareni e dominoi garën e së dielës në Austri duke i zënë dy pozitat e para, ndërsa vend në podium ka bërë edhe Charles Leclerc i Ferrarit.

Leëis Hamilton i skuderisë së Ferrarit po ashtu, përfundoi i katërti, ndërsa George Russell i Mercedesit u rendit i pesti.

Kampioni në fuqi, Max Verstappen nuk e përfundoi garën, ndërsa tani ka mbetur 61 pikë prapa liderit të tabelës së ngasësve në Formula 1.